Mickoski: Propozimi i LSDM-së për Prokurorinë është jokushtetues dhe joevropian

Propozimi i ri i LSDM-së, për Ligjin për Prokurori publike është i papranueshëm për VMRO-DPMNE-në, pasi që ashtu siç, tha në konferencë për shtyp lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, propozimi në disa raste e shkel Kushtetutën e shtetit dhe Prokurorinë e vendos nën kontroll të pushtetit, njofton Portalb.mk.

Për shkak asaj, Mickoski tha se nuk do të bëjnë kompromis për kësi ligji për Prokurorinë Publike.

“Në këtë formë është janë të papranueshme një pjesë e madhe e neneve të ligjit. Ligji është jokushtetues dhe joevropian”, shtoi Mickoski.

Ai tha se gjatë analizës së propozimit të partisë ka konsultuar disa ekspertë juridik të cilët janë të gatshëm që t’i mbrojnë vërejtjet.

Zoran Zaev është i vetëdijshëm se abolim të ri, sikur ai për “Global” nuk do të kalonte. Për atë tani është i drejtuar kah zgjedhje me të cilën do të sigurojë mbrojtje të krimit nëpërmjet kontrollimit të Prokurorisë nga ai”, tha Mickoski.

Lideri i opozitës tha se vërejtjet e tyre ende nuk janë dorëzuar deri te LSDM dhe se atë do ta bëjnë në mbledhjen e radhës të grupeve punuese. Ai gjithashtu përmendi se nëse partia në pushtet i pranon vërejtjet e VMRO-DPMNE-së, atëherë do të ketë takime të grupeve punuese.

Ndryshe, erokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Siç tha Varhejli, nëse partitë arrijnë pajtueshmëri, sipas tij, ajo do të jetë sinjal i mirë deri te vendet-anëtare për gatishmërinë e shtetit për të plotësuar atë që kërkohet prej saj.

Ligjin për prokurori publike, me të cilin do të zgjidhet edhe problemi pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, si prioritet e ka përmendur edhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button