Pakistani teston raketa balistike në mes të tensioneve

Ushtria e Pakistanit sot bëri të ditur se me sukses ka testuar raketën balistike Ghaznavi në mesin tensioneve të ngritura me Indinë, raporton Anadolu Agency (AA).

E emërtuar sipas mbretit afgan të shekullit të 11-të, raketa është e aftë të dërgojë lloje të shumta të kokave bërthamore deri në një interval prej 290 kilometrash, bëri të ditur në një deklaratë krahu medial ushtarak, Marrëdhëniet ndër-shërbime me publikun (ISPR).

Kjo është pjesë e një stërvitjeje ushtarake që synon trainimin e trupave për luftime, thuhet më tej.

Presidenti pakistanez Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe tre shefat e shërbimeve “uruan kombin për këtë arritje historike”, përfundoi deklarata.

Përhapja e tensioneve tashmë të ngritura midis dy rivalëve të armatosur bërthamorë u nxit nga heqja e të drejtave të posaçme speciale të Xhamu Kashmirit të administruar nga India në gusht të vitit të kaluar.

India dhe Pakistani e mbajnë Kashmirin në disa pjesë dhe e pretendojnë atë plotësisht. Kina kontrollon gjithashtu një pjesë të rajonit të kontestuar, por janë India dhe Pakistani ata që kanë nxitur tre luftëra për Kashmirin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button