Dhjetëra dëftesa të falsifikuara në Elbasan

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora denoncoi skandalin e falsifikimit të deftesave në shkollën e mesme në fshatin Funar të Elbasanit. Zbulimi i këtij skandali nisi nga denoncimi i zonjës Xhemile Likrama, mamaja e Brunilda Likramës, e cila  kishte mbaruar Shkollën e Mesme Bujqësore në fshatin Funar të qytetit të Elbasanit.

Brunilda  jeton në shtetin grek dhe para  tre vitesh Brunildës  për efekt dokumenti për t’u punësuar në vendin ku jeton, ju desh të vinte në Shqipëri dhe ti  drejtohej Drejtorisë së kësaj shkolle me kërkesën për lëshimin e një vërtetimi që konfirmon se shtetasja  Brunilda Likrama ka  mbaruar arsimin e mesëm në   Shkollën  e Mesme   Bujqësore, sot  Shkolla e Mesme  “Ibrahim Çeka”.

Pas kërkesës, Brunildës i vihet në dispozicion një vërtetim dokument, në të cilin shkruhet se shtetasja Brunilda Likrama nuk figuron në Amzat e kësaj shkolle. U bënë tre vite që Brunilda nuk e gjeti kurrë të vërtetën se çfarë fshihej pas numrit  të amzës që  disponon në dëftesën origjinale të lëshuar nga kjo shkollë në vitin 1995, vit kur Brunilda përfundoi arsimin e mesëm.

Xhemilja, mamaja e Brunildës është drejtuar Zyrës Vendore Arsimore në qytetin e Elbasanit dhe pas shumë kërkesash dhe shumë përpjekjesh për të gjetur zgjidhje që pse Brunilda nuk figuron në Amzat e kësaj shkolle, jo vetëm nuk e morën parasysh kërkesën e Xhemiles, por nuk i dhanë kurrë rrugëzgjidhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button