RMV ka importuar mbi shtatë milionë tonelata mbeturina nga Bullgaria, kurse 250.000 tonelata nga Emiratet Arabe

Në vend importohen shumë më tepër mbeturina se ato që i prodhojmë vet, kurse më së shumti mbeturina importohen nga Bullgaria, ka publikuar REL.

Autoritetet deklarojnë që mbeturinat që importohen shërbejnë vetëm si lëndë e papërpunuar, siç parasheh edhe ligji. Aktivistët nga organizata qytetare “O2 Iniciativa” kërkojnë të ndalohet import i hedhurinës si burim i energjisë, pasi kjo temë u aktualizua prapë pas aferës në Bullgari në të cilën, supozohet, është i involvuar edhe, deri para do kohe, njeriu i parë i Drisllës.

Për dy vite në vendin tonë janë importuar mbi dhjetë herë më tepër mbeturina se sasia e përgjithshme të cilën qytetarët e krijojnë gjatë një viti dhe disa herë më tepër nga ajo që e prodhon në nivel vjetor industria vendase vitet е fundit.

Sipas të dhënave statistikore të cilat Radio Evropa e Lirë i kërkoi, nga viti 2012 deri 2014 në vend janë importuar mbi tetë milionë dhe 200 mijë tonelata mbeturina, që është konsiderueshëm më tepër në krahasim me sasitë e importuara në vitet e kaluara dhe vitet më pas. Njëkohësisht të dhënat tregojnë që shteti mesatarisht në nivel vjetor prodhon nga 700  deri 800 tonelata mbeturina komunale, kurse për shembull në vitin 2016 kompanitë në vend kanë prodhuar më pak se dy milionë tonelata mbeturina industriale.

Nga gjithsej 8.209.733 tonelata mbeturina të cilat në vitin 2014 janë futur në shtet prej jashtë, më së shumti është importuar nga Bullgaria, mbi 7.402.061 tonelata, kurse në të njëjtën periudhë janë importuar edhe më tepër se 490.000 tonelata mbeturina nga Serbia dhe mbi 250.000 tonelata nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tregojnë dokumentet të cilat i ka siguruar REL nga Enti shtetëror për statistikë.

Pjesën tjetër të mbeturinave, në atë periudhë, vendi e ka importuar nga Turqia – mbi 32 mijë tonelata, kurse sasi më të vogla janë importuar edhe nga vende tjera të Bashkimit Evropian sikur Franca, Gjermania, Greqia, Spanja, Italia si dhe nga Zvicra e shtete tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button