fbpx

Hulumtim në RMV: Vetëm 61 denarë ushqim për studentët në konviktet studentore, i pranishëm dhe korrupsioni (Infografik)

Vetëm 61 denarë ushqim në ditë ndahen për studentët në konviktet shtetërore të Maqedonisë së Veriut. 40% e studentëve janë shprehur se kanë parë korrupsion në këtë institucion, e që të njëjtin nuk e paraqesin për shkak të frikës të mos ngelin në rrugë. Kështu thonë të dhënat e fundit nga hulumtimi i kryer nga Forumi Rinor Arsimor (FRA), që u prezantua sot në Shkup në kuadër të projektit “Konviktet studentore, pa korrupsion”, shkruan Portalb.mk.

Ky hulumtim është kryer në bazë të analizës të dokumentacioneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me konviktet studentore, si dhe përmes anketimit të studentëve të cilët banojnë në këto konvikte shtetërore.

Studentët personalisht kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit në këtë institucion

Jetesa në këto konvikte jo gjithmonë është në nivel, kushtet jo të mira e vështirësojnë ende më shumë jetën studentore. Numri më i madh i të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të kushteve primare për një student si, hapësirave për mësim, kushteve teknologjike (kompjuter, printer,etj), aktiviteteve kulturore dhe sportive si dhe kushteve më të mira për jetesë.

Përveç kësaj, 40% nga të anketuarit, për Forumin Rinor Arsimor janë shprehur se ata personalisht kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit në këtë institucion, kurse 33% prej tyre kanë qenë personalisht të korruptuar nga ndonjë zyrtar i konvikteve studentore.

Foto nga Prezentimi i rezultateve të hulumtimit nga Forumi Rinor Arsimor (FRA).Për atë se pse nuk e kanë paraqitur korrupsionin, studentët e anketuar arsyetohen me mosbesimin që diçka do të ndërmerret edhe në qoftë se ata denoncojnë veprime të tilla korruptive, pjesa tjetër thonë se rrezikojnë pas denoncimit të ngelin pa kulm në kokë, kurse një përqindje e vogël thonë se nuk janë të informuar për atë se ku duhet denoncuar korrupsioni.

Për përmirësimin e kushteve, studentët vlerësojnë se duhet të bëhet rritje e mjeteve financiare për renovimin e konvikteve, të organizohen projekte për pastrimin dhe zbukurimin e hapësirave të konviktit, të vendosen aktivitete të reja si kulturore, arsimore, sportive si dhe të ju lejohet studentëve banorë të konvikteve, të jenë pjesë e vendimmarrjes në këtë institucion.

Marrë parasysh këto, për atë se pse këta studentë vazhdojnë të jetojnë në konvikte studentore, shumica e studentëve (35.88%) janë shprehur se nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për të jetuar diku tjetër, kurse të tjerët thonë se vendimin për të jetuar në konvikt studentor ua kanë marrë prindërit, për shkak se ata vlerësojnë se aty janë më të sigurte.

Sugjerimet  për zgjidhjen afat-shkurta të problemeve në konviktet studentore, nga Forumi Rinor Arsimor (FRA).

  • Qeveria e Maqedonisë së Veriut të sigurojë mjete nga buxheti shtetëror për përmirësimin e kushteve në konviktet studentore.
  • Konvikti shtetëror “Skopje” të jetë më transparent në raport me studentët dhe masën, me publikimin e të gjitha dokumenteve (statutin, vendimet, rregulloret).
  • Konvikti shtetëror “Skopje” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të organizoje programe arsimore joformale të cilat do të implementoheshin në kuadër të konvikteve.
  • Konvikti shtetëror “Skopje” në bashkëpunim me Agjenionin për Rini dhe Sport të krijojnë programe për aktivitete sportive.
  • Në Maqedoninë e Veriut, në qytetet si Shkupi, Manastiri, Ohri, Prilep dhe Shtup ekzistojnë 11 konvikte studentore me kapacitet për të siguruar banim për 5154 studentë. Kapacitet për më shumë se gjysmën e këtij numri, e ka konvikti studentor “Shkupi” dhe numri i studentëve të cilët zgjedhin konviktet për jetesë, është vazhdimisht në rënie.

Maqedoninë e Veriut, në qytetet si Shkupi, Manastiri, Ohri, Prilep dhe Shtip ekzistojnë 11 konvikte studentore me kapacitet për të siguruar banim për 5154 studentë. Kapacitet për më shumë se gjysmën e këtij numri, e ka konvikti studentor “Shkupi” dhe numri i studentëve të cilët zgjedhin konviktet për jetesë, është vazhdimisht në rënie.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close