Netanyahu premtoi “marrëveshje historike të paqes” me vendet arabe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar se do të “nënshkruajë marrëveshje historike të paqes” me më shumë vende arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “Yedioth Ahronoth”, Netanyahu filloi fushatën zgjedhore të Partisë Likud të cilën ai e kryeson.

Gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore, Netanyahu premtoi se do të “nënshkruajë marrëveshje historike të paqes” me më shumë vende arabe, “formimin e një alenace të mbrojtes me SHBA-në” dhe “parandalimin përfundimtar të veprimeve ekstreme të Iranit”.

Ndërkohë lidhur me Luginën e Jordanisë, Netanyahu tha se “Pa humbur kohë do të shpallim sovranitetin tonë në Luginën e Jordanisë dhe në veri të Detit të Vdekur dhe këtë do ta bëjmë pa ndonjë shtyrje ose pa veton e Ahmed et-Tıybi (deputeti i bllokut të listës së përbashkët arabe).

“Jo vetëm që nuk do të zbrazim asnjë njësi vendbanimi hebreje, përkundrazi do të sigurojmë zbatimin e ligjeve izraelite në të gjithë këtë rajon, Gush Etzion, Ma’ale Adumim, Ariel si dhe në vendbanimet e tjera”, tha Netanyahu.

Izraeli përveç Egjiptit dhe Jordanisë nuk ka marrëdhënie diplomatike me asnjë vend arab.

Netanyahu, para zgjedhjeve të mbajtura më 17 shtator 2019 premtoi aneksimin e paligjshëm të njësive hebreje në Luginën e Jordanisë dhe Bregun Perëndimor.

Edhe lideri i Aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz, i cili dje shkoi në Luginën e Jordanisë të Bregun Perëndimor me stafin e partisë së tij tha se do të aneksonte Luginën e Jordanisë në rast se fitonte zgjedhjet që do të mbahen më 2 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button