FSPI i fton përfituesit e pensionit të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut në bazë të konkluzionit u bën thirrje personave të interesuar, përfitues të pensionit që të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.

Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat – përfitues të pensionit të pleqërisë, invalidorë dhe familjarë të realizuar sipas regulativës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dispozitave të marrëveshjeve për sigurim social që Republika e Maqedonisë së Veriut i zbaton, ndërsa të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së  Veriut.

Ky shërbim mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej muajit mars deri në nëntor të vitit 2020, në kohëzgjatje prej 7 ditëve.

Shërbimi rekreacion klimaterik në banjë përfshinë:

  • 6 pansione të plota (fjetje me tre racione ditore),
  • terapi në banja
  • një kontrollim i obliguar shëndetësor dhe
  • shpenzimet për transport në lartësi të biletës kthyese të autobusit nga vendbanimi i shfrytëzuesit deri te lokacioni ku do të shfrytëzohet shërbimi rekreacion klimaterik në banjë (shpenzimet e transportit do të paguhen në llogarinë e transaksionit të përfituesit të pensionit pas shfrytëzimit të shërbimit).

Personat përfitues të pensionit të cilët shfrytëzojnë edhe kompensim në të holla për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, shtesë për mobilitet apo verbësi kanë të drejtë për shoqërues gjatë shfrytëzimit të shërbimit rekreacion klimaterik në banjë.

Shërbimi rekreacion klimaterik në banjë realizohet në personat juridik të regjistruar për kryerjen e shërbimit për shërim klimaterik në banjë me të cilët Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut do të lidhë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button