Australian Open, tenistja 15-vjeçare Gauff do të përballet me Osakan

Tenistja 15 vjeçare amerikane, Coco Gauff mposhti sot rumunen Sorana Cirstea për t’u përballur me mbrojtësen e kampionit Naomi Osaka në Australian Open 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Gauff mposhti fituesen e shtatëfishtë të Grand Slam, Venus Williams të hënën në raundin e parë në kategorinë e femrave për t’u përballur me Cirstea në raundin e dytë.

Tenistja 15-vjeçare amerikane mundi kundërshtaren e saj rumune me rezultatin 4:6, 6:3, 7:5.

Ndërkohë, japonezja Osaka mundi Saisai Zheng 6:2 dhe 6:4.

Nga ana tjetër, australianja Ashleigh Barty triumfoi ndaj sllovenes Polona Hercog 6:1, 6:4.

Kampionia e vitit 2018 Caroline Wozniacki mposhti ukrainasen Dayana Yastremska 7:5, 7:5, duke e lënë të pauzojë për të paktën edhe një ndeshje tjetër.

Australian Open është turneu i saj i fundit Grand Slam pasi pritet të tërhiqet nga tenisi pas këtij turneu.

Tenistja çeke që mban pozitën e shtatë Petra Kvitova mposhti spanjollen Paula Badosa me 7:5, 7:5, ndërsa amerikanja Sofia Kenin që mban pozitën e 14 mundi Ann Li 6:1, 6:3.

Gjermanja Julia Goerges mposhti kroaten Petra Marticin me fitoren 4:6, 6:3, 7:5.

Australia ka organizuar Grand Slamin e parë të vitit 2020, pavarësisht zjarreve të mëdha.

Vendi është përfshirë nga zjarre vdekjeprurëse që vlerësohet të kenë vrarë 1,25 miliardë kafshë dhe ka djegur mbi 20 milionë hektarë tokë.

Të paktën 25 persona humbën jetën duke luftuar me flakët e rënda që shpërthyen gushtin e kaluar, duke shkaktuar miliona dollarë dëme.

Australian Open krijoi një fond për të ndihmuar viktimat e zjarreve. Në një deklaratë në uebfaqe thuhet se të paktën 5,18 milionë dollarë janë mbledhur për të prekurit nga zjarret.

Edicioni i 108-të i Australian Open do të përfundojë më 2 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button