Guterres: Armëpushimi në Libi duhet të kthehet në një proces politik

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u bëri thirrje palëve në Libi për armëpushim dhe tha se armëpushimi në Libi duhet të kthehet në një proces politik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët pasi informoi në një seancë të mbyllur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me Konferencën e mbajtur në Berlin për Libinë, Guterres tërhoqi vëmendjen se konferenca është një hap i madh por se kjo është vetëm një fillim.

Ai shpjegoi se do të formohet një forum politik i cili do të drejtojë procesin e reformës dhe do të sigurojë mundësinë për normalizimin e jetës politike në Libi dhe që është folur për disa emra që do të jenë të pranishëm në këtë forum ku dhe disa prej këtyre emrave të miratuar nga palët do të zgjidhen nga OKB-ja.

“Kemi një rrugë të gjatë përpara. Edhe pse janë përjetuar disa shkelje, armëpushimi funksionon. Ne duhet të kalojmë nga armëpushimi në një proces të vërtetë politik dhe se akoma nuk jemi atje”, tha Guterres.

Duke theksuar se është e nevojshme që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vazhdojë presionin mbi palët në Libi për zbatimin e udhërrëfyesit të përcaktuar me armëpushimin e vendeve me ndikim mbi palët dhe komunitetin ndërkombëtar, Guterres njoftoi se shkeljet e embargos së armëve kundër Libisë janë të “papranueshme”.

Ai i bëri thirrje kreut të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, e cila njihet nga OKB-ja, Fayez al-Sarraj dhe liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, që të pranojnë rezultatet e Konferencës së Berlinit dhe të tregojnë udhëheqje për sigurimin e unitetit dhe paqes në Libi.

Në Konferencën për Libinë të zhvilluar më 19 janar në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë me pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar, palët premtuan se do t‘i përmbahen armëpushimit në terren.

Libia po përballet me një krizë legjitimiteti për shkak të luftës civile e cila vazhdon që nga viti 2011 pas vrasjes së liderit të rrëzuar Muammar Gaddafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button