fbpx

Filmi shqiptar “The News” hap dyert për Oskar dhe Bafta

“The News” i regjisorit shqiptar Lorin Terezi ka goditur në shenjë që në premierë. E këtë ia ka dalë ta bëjë në një kontinent tjetër, meqë  filmi ia ka hap dyert për trofe si “Oscar” e “Bafta”. Ka triumfuar si filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare të filmit të shkurtër në edicionin e 29-të të “FlickerFest” në Sydney të Australisë, që u mbajt prej 10 deri më 19 janar shkruan Koha.net transmeton Portalb.mk

“The News” ishte në mesin e rreth 200 filmave që u bënë pjesë e edicionit të sivjetshëm nga 3 mijë e 500 aplikime, që ishte një rekord për festivalin kualifikues për “Academy Awards” dhe “British Academy of Film and Television Arts”.

Brenda 23 minutave “The News” sjell historinë e një nuseje të re dhe vjehrrës e vjehrrit të saj. Jeta e tyre e zakonshme merr një kthesë tjetër kur nusja gjen afër burimit një kufomë. Këtu fillon një betejë mes fshatarëve, teksa policia dhe mediat zbarkojnë në fshatin e harruar. Rolin e nuses e luan aktorja nga Kosova, Albulena Kryeziu-Bokshi.

Duke lënë anash peshën e çmimit që ka marrë në ceremoninë e së dielës mbrëma, regjisori Terezi ka thënë se ky sukses për të ka një tjetër domethënie.

“Për mua shumë e rëndësishme është që një histori shqiptare i kalon kufijtë tonë dhe perceptohet dhe në një kontinent tjetër duke u vlerësuar. Kjo, përtej sotisfaksionit që të jep një çmim”, ka thënë ai në një prononcim për “Kohën Ditore”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close