Filloi projekti për subvencionimin e 10 mijë inverterëve për qytetarët

Jani Makraduli, zv.ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, paralajmëroi se prej sot do të fillojë projekti për kondicionerët inverterët, transmeton Portalb.mk.

“Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli.

Ai ishte në prezantimin e projekteve ekologjike në shkollat fillore “Kiril dhe Metodi” dhe “Aleksandër Turunxhiev”.

Përndryshe, në Seancën e 171-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, një nga vendimet që u morën ishte edhe subvencionimi i sistemit të ngordhjes nëpër objekte, si masë kundër ndotjes së ajrit.

“Në këtë Seancë janë sjellë ndryshimet në Programin për zvogëlimin e ndotësve të ajrit për vitin 2019-të, duke u ndarë 741 milionë denarë për ndërrimin e sistemit ndotëse për ngrohje në objektet publike si dhe në shtëpi, si dhe për furnizimin me energji efikase dhe krijimin e sipërfaqeve të reja urbane të gjelbra”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndër të tjera, nga Qeveria informojnë se 620 milion denarët e kësaj  vlere, do të ndahen për qytetin e Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës, për realizimin e fazës së dytë të projektit për furnizimin e 10 mijë shtëpive me inverter klime.

LEXO: 741 milionë denarë subvencionim të sistemit për ngrohje në objekte publike dhe shtëpi
LEXO: Fëmijët nga Qendra e Shkupit kanë qenë pacientët më të shpeshtë për sëmundjet e traktit të frymëmarrjes
LEXO: Organizatat ekologjike do të bojkotojnë zgjedhjet e 12 prillit?!
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO:Ndotja e ajrit, nxënësit e shkollave të mesme bëjnë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi
LEXO:Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: “Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button