Aksident trafiku në Shkup, është përmbysur një automjet transporti

Një aksident trafiku në lagjen “Autokomanda” në hyrje të Shkupit ka rezultuar me përmbysjen e një automjeti të transportit, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti i transportit “Fiat” qëndron i përmbysur në vendngjarje, ku dhe mbërriti policia për të insperktuar aksidentin, ndërkohë policia e trafikut po rregullon trafikun në mënyrë që të funksionojë pa pengesa.

Dëshmitarët thonë se përplasja ka ndodhur në mëngjes, por nuk ka raportime për njerëz të plagosur rëndë.

Policia dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button