Meghan Markle shëtitje me djalin në pyll, komentuesit gjejnë sërish diçka për ta kritikuar

Meghan Markle së bashku me djalin e saj, Archie po shijojnë një jetë normale pa praninë e kamerave (edhe pse paparacët janë kudo). Dukesha e Sussex, Meghan Markle është fotografuar gjatë një shëtitjeje në pyll me djalin, Archie dhe me dy qentë që i mbante pranë vetes. Ajo dukej në humor të mirë dhe e qeshur gjatë gjithë kohës, shkruan Class. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar sërish për mënyrën se si e mbante djalin. Ata madje i kanë shkruar se duhet të marrë këshilla nga një dado përpëra se Archie të bjerë ndonjë ditë nga duart e saj.

.

Gjithsesi, Meghan me siguri ka vendosur të mos i lexojë kritikat, pasi ajo ia doli të largohej nga Britania e Madhe, atje ku tabloidët nuk u treguan shumë mikpritës ndaj saj. Ndërkohë, Harry mbrëmjen e kalur i është bashkuar familjes së tij në Kanada për të filluar një jetë të re së bashku me Meghan dhe Archie.

.
.
.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button