Alarmante: Miliarderët e botës kanë më shumë para sesa 60 për qind e popullsisë

Në botë janë 2.153 miliarderë të cilët disponojnë me më shumë para prej 60 për qind të popullsisë në planet. Këtë e kumtoi Oksfam, të cilët theksojnë se koncentrimi i pasurisë i godet veçanërisht gratë.

“Hendeku midis të varfërve dhe të pasurve nuk mund të tejkalohet pa politika të drejtuara për luftë kundër pabarazisë. Qeveritë duhet të sigurojnë që subjektet e pasura dhe afariste ta paguajnë pjesëmarrjen e tyre korrekte në tatimet”, tha Amitabh Behar, përfaqësues i Oksfam për Indinë, i cili do ta prezantojë organizatën joqeveritare të Forumit Botëror në Davos këtë vit.

Raporti vjetor i Oksfam për pabarazi tradicionalisht është publikuar drejtpërdrejt para hapjes së Forumit Botëror Ekonomik në Davos, ku tradicionalisht do të takohen përfaqësues të elitës ekonomike dhe politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button