Ndodhi më në fund, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u fotografuan bashkë

Teksa bota pret me padurim të dijë se çfarë po ndodh mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, aktorja qesh me këtë fakt. 50-vjeçarja ka komentuar për Entertainment Tonight, në tapetin e kuq gjatë ndarjes së çmimeve SAG miqësinë e saj me Brad, shkruan Class. Ajo ka folur rreth këtij “fiksimi” të publikut për të zbuluar më shumë rreth marrëdhënes së saj me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

“Është histerike”,-ka thënë Aniston.

.

Ajo ka mohuar ribashkimin me Brad, duke u shprehur se mes tyre ka vetëm miqësi. Edhe aktori madje gjatë fjalimit në Golden Globes, ironizoi me faktin se me çdo person që shoqërohet, shkruhet se është e dashura e tij.

“Doja të sillja nënën time, por nuk munda, sepse me këdo që shoqërohem, shkruhet se e kam të dashur. Dhe kjo është e vështirë”,-u shpreh Pitt në Golden Globes.

.
Gjithsesi, edhe pse ata e mohuan kategorikisht bashkimin, Aniston dhe Pitt, u fotografuan në një moment romantik teksa e përshëndetën njëri-tjetrin pas fitores së Aniston, si aktorja më e mirë grua në një serial dramatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button