Situatë alarmante: Nga dy vite janë fshehur lëndë në Gjykatën Supreme

Lëndë gjyqësore janë fshehur në Gjykatën Supreme. Disa janë parashkruar, disa do të shqyrtohen nga e para. Lëndët e gjyqtarëve të suspenduar Jovo Vangellovski dhe Rahillka Stojkovska i janë rishpërndarë gjyqtares Cvetanka Periq. Të gjitha këto tema janë hapur në mbledhjen e fundit të Seksionit për vepra të dënueshme në Gjykatën Supreme në tetor. Sipas asaj që është thënë në takim, tre gjykatës, Xhemail Saiti, Risto Katavenovski dhe Afrim Fidani kanë nga 60 lëndë të pazgjidhura, megjithëse edhe gjykatës tjerë nuk janë shumë larg, transmeton Portalb.mk.

Tani sërish, gjyqtarja Periq është stërngarkuar me lëndë, të cilat do të duhet t’i përgatit për referim për shkak se të gjitha 18 lëndët e Vangellovskit dhe 30 lëndët e Stojkovskës, shkojnë në byronë e saj për shqyrtim. Edhe gjykatësit Shpend Devaja i janë marrë disa lëndë për shkak se ka kaluar nga seksioni penal në atë qytetar.

Kontrolli i Vangellovskit

Jovo Vangellovski
Jovo Vangellovski

Megjithatë, çka më konkretisht është konstatuar në mbledhjen e Seksionit për vepra të dënueshme dhe çfarë dëmi është shkaktuar nga ajo që Vangellovski ka mbajtur lëndë nën kontroll? – Në një lëndë ka pasur aktgjykim nga viti 2016, mirëpo Vangellovski si anëtar i këshillit nuk e ka nënshkruar, edhe pse e ka pasur në sirtar nga muaji prill 2017 deri në shtator të vitit të kaluar. Në mënyrë plotësuese, udhëheqësi i Sekretariatit në Gjykatën Supreme disa herë është përpjekur të vjen deri te lënda, mirëpo këmbëngulja e Vangellovskit nuk është zbutur.

Faik Arsllani
Faik Arsllani

Në një lëndë tjetër, në periudhën nga shkurti i vitit 2017 deri më shtator 2019, nuk është nënshkruar gjykatësi Faik Arsllani, mirëpo kjo ka qenë ashtu për shkak se ai nuk ka mundur të vjen deri te lënda për shkak se Vangellovski e ka pasur me vete. Edhe në lëndën e tretë, Vangellovski më gjatë se dy vite nuk ka nënshkruar vendim dhe e ka kontrolluar të mos lëshohet në ekspeditë, njëjtë siç nuk janë lëshuar dy të tjerat.

Këto tre lëndë veçohen si eksplicite në të cilat Vangellovski ka demonstruar pushtet dhe kontroll, ndërsa i ka menaxhuar Lidija Nedellkova.

Vepër e parashkruar

Ekziston edhe një lëndë e cila është e fshehur në arkivin e Vangellovskit për të cilën ka parashkrim absolut. Përndryshe, kjo është lëndë e gjykatësit Afrim Fidani. Në mbledhjen e mbajtur të Seksionit për vepra të dënueshme është konstatuar që edhe pse është sjell aktgjykim në korrik 2019, kur lënda nuk ka qenë e parashkruar, mirëpo pastaj Vangellovski në vend që ta nënshkruaj e ka mbajtur disa muaj dhe në shtator vepra për të cilën ka vlejtur aktgjykimi, ka parashkruar.

Për çka konkretisht bëhet fjalë? – Personi I. Q. është futur në dyqan për kanakarë dhe e ka shfrytëzuar neglizhencën e ndonjë blerësi tjetër, pastaj ia ka vjedhur çantën. I dëmtuari ka vrapuar pas tij, mirëpo nuk arritur ta kap. Me çantën, hajni ka marrë revole Bereta me vlerë prej 1.000 euro, 20 plumba, leje për armë, disa kartela bankare dhe tjera.

Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur për fajtor dhe e ka gjykuar I.Q. me dënim me kusht me burg. Të njëjtën e ka bërë edhe gjykata e shkallës së dytë, mirëpo Gjykata Supreme e ka kthyer lëndën në vendimmarrje të sërishme në apel. Edhe aktgjykimi i ri i kësaj gjykate ka qenë identik, dënim me kusht me burg dhe hajni të paguajë 500 euro për shpenzimet gjyqësore të palës së dëmtuar, si dhe t’ia kompensojë dëmin material prej 1.000 euro.

Kështu lënda për herë të dytë ka përfunduar në Gjykatën Supreme. Edhe pse ka pasur vendim meritor, prapë se prapë, ato muaj derisa Vangellovski ka menduar të nënshkruhet, lënda ka parashkruar.

Vështirë u shkon leximi, po tjetra?

Rahillka Stojkovska
Rahillka Stojkovska

Në anën tjetër, në dy lëndë, gjykatësit Saiti nuk i është nënshkruar gjyqtarja Stojkovska, edhe pse aktgjykimet kanë qenë të vjetra edhe pas gjashtë muajve. Më 1 tetor, Vangellovski, për shkaqe të panjohura, ka nënshkruar katër lëndë, mirëpo vendimet për ato janë miratuar që në vitin 2016, në vitin 2017 dhe në vitin 2018 dhe ato nuk ka pasur mundësi të verifikohen dhe të lëshohen në ekspeditë duke pasur parasysh që datat e vendimeve janë të vjetra dhe duke pasur parasysh vendimin e Këshillit gjyqësor për largim të përkohshëm të gjykatësit Vangellovski nga Gjykata Supreme.

Kjo mbledhje e Seksionit për vepra të dënueshme i nxjerr në shesh të gjitha anomalitë e Gjykatës Supreme, nga numri i pamjaftueshëm i gjykatësve, deri në mungesë përditësimi, stërngarkim, kurse gjithë kjo është kripur me ndikime partiako-politike. Ose me fjalë të thjeshta, ka kohë që Gjykata Supreme nuk është në nivel të detyrës. Prandaj disa gjykatës në mbledhje janë ankuar nga kolegët e tyre që tepër kohë u nevojitet për t’i lexuar lëndët, që nuk angazhohen mjaftueshëm kurse e gjithë kjo e çon gjykatën në gjendje të dëshpëruar.

Gjykatës të tjerë, në anën tjetër, kanë reaguar që kanë angazhime në disa materie dhe se nga obligimet e tyre të tepërta nuk mund t’i mbërrijnë të gjitha me çka përkeqësohet cilësia e vendimeve dhe miratimi i tyre në afat racional, ndërsa me atë rrezikohet edhe sundimi i të drejtës.

Pas qëndrimeve të këtilla të gjykatësve suprem ndaj Vangellovskit, është e vështirë që i do të mund të mbrohet nga vendimi i Këshillit gjyqësor për ta suspenduar nga Gjykata Supreme. Edhe pse pas ankesës së tij kundër Këshillit Gjyqësor do të vendos komision në Gjykatën Supreme në të cilën marrin pjesë edhe delegatë nga rajonet e apelit, prapë se prapë, këto fakte me parashkrim dhe fshehje të lëndëve nuk janë në favor të tij. Megjithëse suspendimi ka të bëjë me lëndë tjetër në të cilën Sead Koçanit i është anuluar masa paraburgim që të mund të udhëtojë në Maqedoni, prapë se prapë edhe këto shembuj flasin për sjelljen e papërshtatshme. Në minimum, është e dëmshme për shtetin juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button