Zaev: Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës do ta shkatërrojë ardhmërinë e vendit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka reaguar ndaj disa paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë duke theksuar se ajo do të jetë e rrezikshme dhe do të mundet ta kthejë vendin 25 vjet mbrapa, njofton Portalb.mk.

“Nuk besoj se VMRO-DPMNE do të fitojë në këto zgjedhje, e aq më pak se do të sigurojë shumicë prej dy të tretave që ta ndërrojë Marrëveshjen, por, jemi të obliguar t’u tregojmë qytetarëve se çfarë do të ndodhte nëse ajo prishet marrëveshja”, tha Zaev.

Siç tha lideri i LSDM-së, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki disa herë në media të vendit dhe ndërkombëtare ka paralajmëruar se nëse kanë shumicë prej dy të tretave do ta shfuqizojnë Marrëveshjen e cila na solli në NATO dhe një hap afër me BE-në.

“A janë të vetëdijshëm VMRO-DPMNE se çfarë do të ndodh nëse shfuqizohet Marrëveshja e Prespës? Shfuqizimi do të na kthente 25 vjet mbrapa dhe do ta kthente IRJM-në gjegjësisht FYROM-in, emër me të cilin u emëruam në llogari të emrit kushtetues. Ajo do të nënkuptonte përjashtimin nga anëtarësimi në NATO, humbje të perspektivës evropiane, humbje të investimeve miliardëshe. Pa Marrëveshjen e Prespës do të zhduket mbështetja e partnerëve tanë, do të kemi bllokada të reja nga Greqia, destabilizim të brendshëm dhe rreziqe për konflikte”, tha në konferencë për shtyp Zaev.

Ai shtoi se shfuqizimi i marrëveshjes është çështje e rrezikshme dhe për atë tërë opinioni demokratik dhe LSDM janë këtu që të garantojmë se Marrëveshja e Prespës do të jetë, dhe do të sjellë ardhmëri vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button