Ura pa rrotën panoramike lëshohet në përdorim në mars, kej-i i Shkupit do të jetë i kalueshëm pas 6 viteve

Për dy muaj do të jetë gati ura për këmbësorët në lumin Vardar, në qendër të Shkupit, në të cilën do të vendosej rrota panoramike. Ura filloji të rindërtohet në dhjetor të 2018 dhe ishte paralajmëruar që do të jetë gati në pranverë të 2019, por punët ndërtimore ende nuk kanë përfunduar.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se ndërtimi i urës së trashëguar nga udhëheqësia e kaluar e qytetit është pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe është pranë përfundimit. Është pastruar tërësisht korita e lumit nga shtyllat e betonit në të cilat duhej të vendoset rrota panoramike dhe tani kanë ngelur vetëm punë të vogla për tu bërë në urë. Me lëshimin në përdorim të urës, pas 6 viteve do të jetë i kalueshëm keji në këtë pjesë të qendrës së qytetit

“Janë hequr themelet e rrotës panoramike. Ura nuk është barok. Korita e lumit Vardar është e pastër. Ura do të jetë gati dhe do të lëshohet për përdorim pas dy muajve”, tha Shilegov.

Ndryshe, Shilegov në prill të 2018 njoftoi se do të ndryshojë ky projekt, dhe se çmimi i tij do të ulet, nga 7 milion euro sa ishte planifikuar të ndërtohet rrota panoramike në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, tani Qyteti do të paguaj 3.1 milion euro.

Sipas kontratës me kompaninë ndërtimore “Beton” ndërtimi dhe finalizimi i projektit duheshe të kushtojë 18 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button