fbpx

SHBA-ja mund të ndalojë blerjen e dronëve të prodhuar në Kinë

Dronët po gjejnë zbatim në shumë sfera të jetës, derisa shfrytëzohen edhe për shpëtimin e njerëzve.

Kur një vullkan shpërtheu në Hawaii në maj të vitit 2018, ekipet amerikane përdorën pikërisht dronët për të shpëtuar një njeri nga llava.

Por, në SHBA, qeveria ka dyshime për fluturaket e prodhuara në Kinë.

Zyrtarët amerikanë mund t’i japin fund një programi të avionëve pa pilot, për shkak të shqetësimeve të tyre për dronët kinezë, raporton KTV.

Amerikanët janë të shqetësuar se këta dronë mund të përdoren për të spiunuar njerëzit në SHBA.

E shqetësimet për spiunazh, shumë shpejt pritet të rezultojnë me ndalesë.

Edhe presidenti amerikan Trump më parë ka folur për këtë çështje, duke e kritikuar Kinën.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se kompania Huawei dhe kompani tjera kineze mund të paraqesin kërcënim për sigurinë.

Por disa analistë kinezë thonë se çështja nuk ka të bëjë me sigurinë kombëtare derisa e lidhin këtë me tregti.

Kinezët thonë se janë më të mirë në prodhimin e produkteve dhe amerikanët janë xhelozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button