Një gazetar i shquar kroat është prezantuar rrejshëm si mërgimtar i cili kishte ikur nga korrupsioni

Si pjesë e programit të për të luftuar dezinformatat  dhe lajmet e rreme, që në Ballkan po kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shumë shpejtë gjenden në mediat e ndonjë vendi tjetër, e disa herë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitete në shërbimet e ngjashme për verifikim të fakteve dhe luftë kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi, transmeton Portalb.mk.

Faktograf.hr, shërbimi kroat për verifikim të fakteve dhe luftë kundër dezinformatave, ka zbuluar një rast të на manipulimit të rëndë me një fotografi, në të cilin skrinshoti nga një video të artikullit të një gazetari nga Dublini është maskuar edhe gazetari i cili prezantohet si një njeri që ka ikur nga Kroacia për shkak të pakënaqësisë nga politikat e qeverisë kroate.

Përkatësisht, portali Paraf.hr ka botuar një tekst me titull “KROATI NGA IRLANDA IU PËRGJIGJ PLENKOVIQIT: Satanë, nuk kemi shkuar për të fituar para, por për të punuar”, që i referohet një reagimi të supozuar në intervistën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq për gazetën ditore gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” në të cilën Plenkoviq pretendon se shumë të rinj që largohen jashtë vendit po largohen nga Kroacia për arsye financiare, por jo për korrupsion dhe nepotizëm.

Në të nuk thuhet emri i burrit, deklarata  e të cilit kinse transmetohet, as burimi i këtyre pohimeve, as nëse ato njeriu ishte intervistuar drejtpërdrejt ose prej nga e kanë marrë.

Teksti është i ilustruar nga një fotografi e një burri në rrugë të Dublinit, sytë e të cilit i kishin turbulluar. Kontrolluesit e fakteve nga Faktograf.hr kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një skrinshot (insert) të një video-artikulli “Pse Irlanda është tokë e premtuar për kroatët?” të gazetarit Josip Shariq nga Irlanda për “Al Jazeera Ballkan”, me çka gazetarin pa bazë dhe drejtpërdrejt e kanë ndërlidhur me deklaratat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button