Mançevski: Shpresoj që Ligji për zgjedhjen e drejtorëve dhe sekretarëve shtetërorë të miratohet përpara zgjedhjeve

Shpresoj që nëse jemi të gjithë të sinqertë, nëse me të vërtetë duam që të gjithë të bëjmë diçka, pra të vendosim rend në çrregullimin patjetër ta miratojmë Ligjin për shërbim udhëheqës përpara shpërndarjes së Kuvendit më 12 shkurt, megjithatë ky është test politik që të tregojmë çfarë me të vërtetë mendojmë të themi ose vetëm flasim kur flasim për garë politike.
Kështu u deklarua ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në pyetjen e Portalb.mk se kur do të miratohet Ligji për shërbim udhëheqës, sipas të cilit në mënyrë transparente dhe nga një komision i pavarur do të zgjedhën drejtorët dhe sekretarët në gjykata, Prokurori publik, institucionet e sigurisë, ndjekjes së komunikimeve, mbrojtjes dhe Armatës, përfaqësive diplomatike – konsullore, komunave, Qytetit të Shkupit, ndërmarrjeve publike, institucioneve publike dhe trupave rregullatorë.

“Drejtorët dhe sekretarët deri më tani kanë qenë kategori e paprekshme. Për momentin ligji ndodhet në procedurë kuvendore. Ka kaluar diskutimi në komision, së shpejti do të jetë leximi i parë. Në fund të janarit planifikohet që Komisioni për Sisteme Politike të Organizojë edhe një debat publik në Kuvend, duke përfshirë të gjithë deputetët dhe të gjitha palët e interesuara”, theksoi Mançevski.

Sipas ligji parashikohet që udhëheqësit në institucionet e lartpërmendura të zgjedhën nga një komision i pavarur i cili do të zgjidhet në kuvend.

Komisioni do të ketë 11 anëtarë, ndërkaq vetëm 4 do të jenë politik, pra shumica do të jenë anëtarë profesional.

Qëllimi i ligjit, sipas Ministrisë, është të krijohet “shërbim i lartë drejtues që bazohet në parimin e ekspertizës dhe meritës, si një mekanizëm për të përmirësuar kapacitetin organizativ dhe forcimin e qeverisjes së mirë në institucionet e sektorit publik, me çka njëkohësisht të bëhet dallim i qartë midis zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politik dhe administratës”.

Ligji përfshin dy kategori të drejtuesve të lrtë: sekretarët ekzekutiv dhe drejtorë ekzekutiv. Ata do të përzgjidhen nga kandidatë profesionistë, ndërsa përzgjedhjen do ta bëjë një komision me mandat pesë-vjeçar, për të mbuluar mandate të qeverisjes të dy kabineteve të ndryshme. Ndërsa, anëtarët e Komisionit, do të zgjidhen nga njerëz të cilët nuk janë të përfshirë në politikë për katër vjet, duhet të kenë 15 vjet përvojë në burimet njerëzore, të jenë profesionistë dhe të aftë t’i rezistojnë ndikimeve politike dhe korporative. Intervistimi i kandidatëve për këtë komision do të bëhet publikisht dhe do të transmetohet në kanalin parlamentar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button