Franca do të dërgojë aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca do të dërgojë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” në Lindjen e Mesme për të mbështetur operacionet ushtarake në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aeroplanmbajtësja bërthamore do të dërgohet për të mbështetur operacionet ‘Chammal’ deri në muajin prill”, tha Macron në fjalimin e Vitit të Ri para ushtrisë franceze në qytetin Orleans.

Ai tha se aeroplanmbajtësja gjithashtu do të përdoret në operacionet e përbashkëta me shtetet evropiane, duke theksuar rrezikun në rritje nga DEASH-i.

Pas sulmeve terroriste të lidhura me DEASH-in në Paris në vitin 2015 ku u vranë 130 persona, në Mesdheun Lindor u dërgua aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle” me një njësi që zakonisht përfshin 24 avionë luftarakë të tipit Rafale. Vitin e kaluar, aeroplanmbajtësja u dërgua në Detin e Kinës Jugore.

Franca filloi operacionin “Chammal” më 19 shtator të vitit 2014 në përpjekje për të kundërshtuar zgjerimin e DEASH-it dhe mbështetjen e ushtrisë irakiane dhe koalicionit. Operacioni më vonë u zgjerua për të përfshirë kërcënimin e DEASH-it në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button