Bllacë, nga viti 2021 nxënësit nuk do të duhet të kalojnë kufirin për t’u shkolluar

Nxënësit e fshatit Bllacë të cilët me vite e kalojnë kufirin për t’u shkolluar në Han të Elezit, Kosovë, ngaqë Maqedonia e Veriut ua mohon të drejtën themelore të njeriut, atë të shkollimit. Këta nxënës nuk kanë kushte për mbajtjen e mësimit në shtetin nga i cili ata janë, por pritet që procesin arsimor nga viti 2021 të mund ta ndjekin më afër shtëpive të tyre. Tenderi për ndërtimin shkollës fillore në Bllacë tashmë është hapur, në qoftë se punët shkojnë sipas planit, vitin e ri shkollor të vitit 2021 këta nxënës do ta fillojnë në fshatin ku ata jetojnë, shkuran Portalb.mk.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës me 14 janar në rrjetin social Fejsbuk, në mes të tjerash bëri me dije se Qeveria ka miratuar vendimin për shpalljen e tenderit për ndërtimin e objektit shkollor në fshatin Bllacë, shkollë kjo e cila me vite të tëra ishte kërkesë e banorëve të këtij fshati dhe rrethinë.

Hapja e mundësisë për kompanitë të aplikojnë me ofertat e tyre për ndërtimin e kësaj shkolle është me 13 shkurt.

Në qoftë se punët shkojnë ashtu siç janë paraparë në tenderin e shpallur në sistemin për prokurim publik, përfundimi i objektit të shkollës pritet të bëhet më së voni në tetor të vitit 2021.

Nxënësit e lagjes “Bardhi” të fshatit Bllacë me vite ecin rreth 6 kilometra për të arritur në mësim, edhe atë në shkollën fillore në Han të Elezit në Kosovë. Me këtë, përveç që është shkelur neni 44 i Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut duke mos iu garantuar shtetasve të saj, të drejtën e shkollimit është shkelur edhe Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, në të cilën nënshkruese është edhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button