Pendarovski para ambasadorëve: Pavarësisht kush i fiton zgjedhjet, pres të vazhdojnë reformat dhe rruga euro-atlantike

Presidenti Stevo Pendarovski në pranimin vjetor të korit diplomatik theksoi se, sipas shumë parametrave, viti 2020 ka predispozita të jetë shumë i rëndësishëm edhe për ne si shtet, por edhe për rajonin, njofton Portalb.mk.

“Muajt e ardhshëm për ne, brenda, janë periudhë e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare. Me këtë rast, dua edhe njëherë publikisht të deklaroj se nga Qeveria kalimtare pres  zgjedhjet t’i organizojë në një atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa prej partive pres sjellje me përgjegjësie, siç i takon një shteti të organizuar demokratike, anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian. Gjithashtu pres, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, shpejtë të formohet Qeveria dhe në këtë drejtim unë jam i gatshëm të kontribuojë në respektimin e përpiktë të dispozitave kushtetuese gjatë ndarjes së mandatit. Interesi i të gjithë qytetarëve të këtij shteti, pa marrë parasysh cilin opsion politike e mbështetin janë që proceset reformuese dhe integruese të vazhdojnë pa ngecur. Pa marrë parasysh kush fiton, pres të vazhdojë me zbatimin e reformave të domosdoshme në drejtim të realizimit të pozicioneve të ndërtuara shtetërore me konsensus për qëllimet tona strategjike”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se këtë vit do të bëhemi anëtare e NATO-s që do ta rris përgjegjësinë tonë edhe ndaj qytetarëve edhe ndaj aleatëve. Me anëtarësimin, ai tha se ne bëhemi pjesë e komunitetit euroatlantik dhe do t’i ndajmë privilegjet, por edhe obligimet nga anëtarësia. Si Komandant suprem i forcave të armatosura, ai premtoi se do të angazhohet investimi në mbrojtje të arrijë standardin e të paktën 2% nga PBV (Prodhimi Bruto Vendor) në afatin e paraparë, që të mund të përshtatemi me ndryshime e shpejta gjeopolitike dhe të sigurisë dhe në mënyrë efikase të kontribuojmë për paqe, siguri dhe stabilitet në Evropë.

Pendarovski shtoi se pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, pret dhe në suazat e kompetencave të tija do të këmbëngul që, Maqedonia e Veriut të vazhdoj rrugën e fqinjësisë së mirë.

“Me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, hapëm hapësirë që të mballim çështje të vështira nga e kaluara dhe të ofrojmë investim serioz në të ardhmen tonë të përbashkët si miq. Jam i bindur që bashkëpunimi i suksesshëm shumëpalësh në NATO dhe BE do të jetë edhe më i suksesshëm me bashkëpunim të mirë dypalësh, para se gjithash, me më të afërmit, me fqinjët, kuptohet në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe vullnetin e mirë të të dyja palëve për lexim korrekt dhe respektim të ndërsjellë të asaj që është arritur. Kur flas për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, pres që këtë vitet dialogu Beograd- Prishtinë të marrë dinamikë të re, para se gjithash në interes të të dyja shteteve, por edhe në interes të stabilitetit më të gjerë rajonal dhe bashkëpunimit. Jam i bindur që çdo zgjidhje që do ta bëjnë Beogradi dhe Prishtina dhe që do të jetë në drejtim të respektimit të të drejtave sovrane dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve fqinje do ta ketë mbështetjen tonë. Më në fund, dua t’i referohem nismës sime për hapje strategjike të Maqedonisë së Veriut ndaj shteteve që nuk janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Në fjalimin tim të fundvitit thash, dhe do ta përsëris edhe me këtë rast: “Tani kur de facto jemi anëtare e NATO-s, nuk kemi asnjë arsye për të qenë të rezervuar në marrëdhëniet me shtetet që nuk janë pjesë e hapësirës euroatlantike, ndërsa dialogun dhe bashkëpunimin me ta duhet t’i ndërtojmë në bazë të interesave legjitime ekonomike të shteteve tona, gjatë kësaj, duke i respektuar dallimet politike për çështje të caktuara”, shtoi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button