Merkel dhe Plenkoviq me sinjale pozitive për RMV-në, por mungon Ligji i Prokurorisë Publike

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e djeshëm në Berlin me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq theksoi se shpreson që të ketë avancim në hapjen e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian të Samitit të 5 dhe 6 majit në Zagreb, njofton Portalb.mk.

“Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Zagreb është shumë i rëndësishëm për shkak të problemeve me fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Shpresojmë se Samiti i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të arrijë zhvillim në atë drejtim”, tha Merkel pas takimit me Plenkoviq.

Plenkoviq theksoi se Samiti i BE-së do të japë perspektivë reale në marrëdhëniet e BE-së me vendet në fqinjësi.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Nëse partitë arrijnë pajtueshmëri, sipas tij, ajo do të jetë sinjal i mirë deri te vendet-anëtare për gatishmërinë e shtetit për të plotësuar atë që kërkohet prej saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button