Kurti letër Mustafës: Nuk shkarkojmë Konjufcën

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot Albin Kurti i ka derguar Isa Mustafës, kreut të LDK-së, transmeton OraNews.

Në këtë letër, Kurti ka kërkuar nga Mustafa që të vazhdojnë bisedimet për koalicion, duke deklaruar se LVV-ja bujarisht iu ka ofruar më shumë se gjysmën e qeverisë, sipas ofertës së fundit ku ndarja bëhet 6+5.

Më tej ai ka thënë se janë pajtuar edhe për presidentin.

“Nuk mundemi tani t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti, duke ia bërë të qartë Mustafës se nuk negociojnë më me këtë pjesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button