Është rrëzuar një avion në Gjermani, 2 të vdekur

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytezën Strausberg në afërsi të kryeqytetit gjerman, Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia njoftoi se avioni i vogël në të cilin ndodheshin dy persona është rrëzuar në afërsi të aeroportit.

Më tej policia bëri të ditur se dy personat të cilët ndodheshin në avion kanë humbur jetën ndërsa nuk ka ndonjë informacion në lidhje me atë se pse ka ndodhur aksidenti.

Dëshmitarët okularë të cilët folën për mediat gjermane thanë se avioni është përplasur në mënyrë vertikale në tokë dhe se është përfshirë nga zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button