Aq e patën, SHBA-ja i vazhdoi me Irakun operacionet e përbashkëta ushtarake

SHBA-ja i vazhdoi operacionet ushtarake me Irakun, të ndërprera pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasim Sulejmani në sulmin ajror amerikan në Bagdad në fillim të janarit, publikoi “Nju-Jork Tajms”.

Dy persona zyrtarë ushtarakë amerikanë, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, deklaruan se Pentagoni ka dëshiruar ta vazhdojë, së bashku me ushtrinë irakiane, sa më shpejtë luftën kundër grupit xhihadist SHI që të mos mund ai ta shfrytëzojë situatën.

Operacionet e përbashkëta e të dy palëve janë ndërprerë me iniciativë të Uashingtonit më 5 janar, dy ditë pas vrasjes së Sulejmanit në afërsi të aeroportit në Bagdad. Të njëjtën ditë, Parlamenti irakian ka miratuar rezolutë me të cilën kërkohet nga Qeveria t’i japë fund pranisë së të gjitha grupeve të huaja në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button