Revistat për mjekësi alternative vazhdojnë të promovojnë kultin e Putinit në Maqedoninë e Veriut dhe rajon

Rrjeti i revistave të cilat e promovojnë “brendin Rusia” dhe figurën e Putinit në format të këshillave për mjekësi alternative vazhdon të funksionojë në shumicën e shteteve të cilat janë formuar pas shpërbërjes së Jugosllavisë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.  

“Meta.mk” në prill të vitit 2019 ka publikuar analizë me të cilën ka sugjeruar në ndikimin e dy rrjeteve të revistave, të cilat janë nga Serbia dhe të cilat distribuohen edhe nëpërmjet eksportit të drejtpërdrejtë në Bosnje dhe Mal të Zi dhe nëpërmjet botimeve të lokalizuara në Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Slloveni në gjuhët lokale.

Më të njohurat janë “Ruski doktor” të konglomeratit mediatik “Kollor medija pllus” dhe “Ruski travar” botuese “Novosti”, të cilave u janë bashkëngjitur një sërë publikimesh tjera të ngjashme. Nëse gjykohet sipas pajisjes grafike dhe çmimit të ulët për ekzemplar, target grupi i tyre kryesor janë qytetarët më të rritur, veçanërisht pensionistët, të cilët në të njëjtën kohë janë të rëndësishëm si pjesë stabile e trupit zgjedhor.

Këto revista vazhdojnë në mënyrë komerciale t’i eksploatojnë perceptimet pozitive për Rusinë dhe kulturën e saj të cilat prej më herët kanë qenë të pranishme në një pjesë të popullatës ballkanike, me ç’rast kontribuojnë për t’u përforcuar pozicionet propaganduese të regjimit të Putinit.

Ashtu për shembull, në numrin më të fundit të botimit të “Ruski doktor” në Maqedoni në janar, përmbajtje kryesore në ballinën është teksti “ekskluziv” për “10 sekretet e Putinit për shëndet” me të cilin si “sekrete” janë paraqitur ushqimi i shëndetshëm, gjimnastika e mëngjesit, por edhe aktiviteti sportiv sikur skijim, hokej, kalërim dhe peshkim të cilat në masë të madhe janë jashtë mundësive financiare të publikut të synuar (pensionistët).

Faqja e ballinës paraqet edhe “zbulim” “drejtpërsëdrejti nga Kremlini”, që “Putini e zgjedh mjekësinë popullore”, me të cilën është lajmëruar intervistë me mjekun personal të Putinit, Dr. Sergej Mironov i cili përkundër titullit tregon që për presidentin rus përkujdeset ekip mjekësor nëpërmjet “programit të zhvilluar mjekësor-sportiv”.

Paraqitja e autokratit 67 vjeçar si sportist i cili duket si i ri, mashkullor dhe i shëndetshëm është një nga postulatet themelore të narrativit propagandues i cili e paraqet si sundimtar me “aftësi të jashtëzakonshme pune dhe performanca të shkëlqyeshme” sipas citatit të Mironovit.

Për fat të keq, përkundër presidentit/kryeministrit populist “përgjithmonë të ri” “të përhershëm” dhe të pazëvendësueshëm, faktet për Rusinë tregojnë që pjesë e madhe e popullit atje pëson rënie në cilësinë edhe të sistemit shëndetësor dhe të shërbimeve tjera të shtetit.

Para disa kohe “Tajms” nga Londra ka sugjeruar që një e teta e rusëve mbijetojnë me më pak se 175 euro në muaj dhe që “nuk ka shenjë që hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve do të zvogëlohet në kohë të shkurtë”.

Financiarisht të paarritshme për shumicën e lexuesve janë edhe “pijet/eliksiret” e Putinit sikur vera e zezë spanjolle dhe “koktejet speciale me sasi të madhe akulli – 50 ml shampanjë, pika lëng limoni, nenexhik, shurup”. Përndryshe, alkoolizmi është një prej shkaqeve më të rëndësishme për vdekshmëri të lartë në Rusi.

Kontrast ndërmjet propagandës për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm

Duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e përmbajtjeve të këtyre revistave janë ndërmarrë nga origjinale ruse, mbase nëpërmjet licencimit, përmbajtjet e tyre mundësojnë edhe këqyrje në atë që u servohet lexuesve rus.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për jetëgjatësi mesatare sipas shteteve, Rusia me 71,6 vite është në fund në nivel Evropian, që është indikator për arritshmëri të pamjaftueshme të shërbimeve shëndetësore për gjithë popullatën.

Ashtu, përmbajtjet për promovim të “ilaçeve popullore” të ndryshme së paku te një pjesë e publikut e tërheqin vëmendjen nga cilësia ose (pa)arritshmëria e shërbimeve të shëndetësisë publike, ose ofrojnë ndonjë ngushëllim ose “alternativë”. Tendenca  e tillë propaganduese është e dobishme jo vetëm për regjimin oligark rus, por edhe për regjimet e shteteve ballkanike të cilat në mënyrë të ngjashme e kanë shkatërruar cilësinë e sistemit shëndetësor në vendet e tyre.

Megjithatë, depërtimi i një pjese të përmbajtjeve të dedikuara për publikun rus sugjeron një kontrast. Për dallim prej aktiviteteve të armatave të trolleve ruse të cilat përhapin propagande anti-vaksinuese në vendet e BE-së dhe NATO, si dhe aleatët dhe kandidatët e tyre, brenda Rusisë shteti e promovon vaksinimin. Kështu, ndër të dhënat tjera për shëndetin e Putin “Ruski doktor” thotë që sekretari i Putinit për shtyp ka deklaruar që ai vaksinohet kundër gripit.

Madje edhe Kisha krishtere Ruse, në qëndrimet e të cilës kundër vaksinimit obligativ mbështeten anti-vaksinuesit ballkanit, është tërhequr në situata kur shteti ka shpallur epidemi.

Promovim komercial i pseudoshkencës dhe shpresa të rrejshme për shpëtim prej sëmundjeve vdekjeprurëse

Foto nga revista

Krahas funksionit propagandues, faqet komerciale të kësaj reviste janë të mbushura me konkurse prej fallxhorëve të ndryshëm lokalë dhe rajonalë dhe shërues të cilët ofrojnë konsultime për horoskop, që premtojnë ilaçe të mrekullueshme, ndër të tjerat edhe “mjekim qoftë të kancerit, me ose pa metastaza” nga ndonjë “Doktor Cvetin” i cili mban “klinikën e parë neuropatike për mjekësi kosmike në Ballkan”. Ai thotë që në bashkëpunim me kolegë rus diagnostikon sëmundje nëpërmjet Viberit ose WhatsApp.

Nëpër reklamat e kësaj reviste renditen nocione të ngjashme të cilat tingëllojnë si shkencore, por në fakt nuk kanë të bëjnë me mjekësinë sikur “sheqerna bimore mjekësore lloj i ri i ushqimit kosmik qelizor”, “informoterapi”, “mjekësi e fushës kuantike” nga persona të fotografuar me mantele të bardha ose me tituj nga “akademi” – firma të cilat nuk janë as shkencore as institucione mjekësore.

Foto nga revista
Foto nga revista

Dyshimin në kredibilitetin e shpalljeve e konfirmon edhe fakti që gazeta dy herë në faqen e tretë e ka përsëritur këtë “informatë plus” e cila thotë që botuesi “Kollor medija pllus” dhe redaksia “nuk përgjigjen në për përmbajtjen dhe saktësinë” e konkurseve, reklamave dhe promovimeve…”

Në atë aspekt “Ruski doktor” me shkronja jashtëzakonisht të imëta përpiqet juridikisht të izolohet nga procedura gjyqësore duke theksuar që “për saktësinë e tyre përgjigjen rreptësisht ata të cilët reklamohen, si dhe për cilësinë e produkteve për ndonjë sëmundje përgjegjësinë e ndërmarrin ata të cilët e rekomandojnë si ilaç. Gjithashtu, redaksia dhe kompania nuk janë të obliguara të japin as sqarime në formë të shkruar, elektronike ose telefonike“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button