Shkrijelji premtoi zyra për punë sociale me dy të punësuar në më shumë komuna

Jegunoc, 15 janar 2020 (MIA) – Sanella Shkrijelj, zv.ministrja plotësuese për punë dhe politikë sociale ka theksuar se ka interesim nga komuna për hapjen e zyrave për punë dhe politikë sociale, transmeton Portalb.mk.

“Fokusi është në komunat rurale edhe në hapjen lidhur me qendrat për punë sociale sepse me të vërtetë gjatë kohë ishin lënë pas dore. Në këtë rajon, secila komunë e dytë do të ketë zyre. Të tilla do të ketë në Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe vende të tjera”, tha Shkrijelj.

Ajo theksoi se në fazën e parë rreth 60 komuna kanë shprehur interesim për hapjen e këtyre zyrave.

“Afati për aplikim është deri më 30 prill, në mënyrë që të kemi kohë të përgatisin projekte të qëndrueshme. Mjetet janë siguruar. Ne dëshirojmë dhe është qëllim i yni, secila komunë të hapë shërbim social në pajtim me nevojat e popullatës lokale”, deklaroi Shkrijelj.

Zv.ministrja theksoi se me hapjen e zyrave të reja, do të bëhen punësime të reja, ku çdo zyre lokale fillimisht do të ketë dy të punësuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button