Ja sa para ka mbledhur Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Gjithsej 16.600.437 denarë janë mbledhur në aksionin për ndihmë dhe mbështetje të popullatës së prekur nga tërmetet të cilat e goditën Republikën e Shqipërisë, bëri të ditur sot sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti.

Aksioni, siç informoi Saiti në konferencën e sotme për shtyp, zyrtarisht përfundoi më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa mjetet e mbledhura pasnesër do të transferohen në Kryqin e Kuq të Shqipërisë.

Nga mjetet e mbledhura 13.247.331 denarë janë donacione nga kompani, 2.670.900 janë dhuruar mjete nga operatorët telefonikë dhe 238.102 denarë janë donacione nga qytetarët.

Saiti informoi se kësaj shume duhet t’i bashkëngjiten edhe dy milionë denarë nga MEPSO me të cilët kanë lidhur marrëveshje për donacion, por për shkak të pritjes së tyre për marrjen e vendimit nga Ministria e Drejtësisë ende nuk janë marrë, si dhe mjetet nga ASHMAA në lartësi prej një milion denarë.

Kryqit të Kuq shqiptar, siç theksoi Saiti, do t’i jepet afat për shpenzim të atyre mjeteve dhe do të kërkojnë raport për mjetet e shpenzuara në gjashtë muajt e ardhshëm nga shpenzimi i tyre.

Përveç mjeteve monetare, Kryqi i Kuq ka dhuruar edhe ndihmë humanitare materiale për të prekurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button