Lokaliteti Lumi i Thellë në Mavrovë do të nominohet për listën preliminare të UNESCO-s

Qeveria dje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për të nominuar lokalitetin Lumi i Thellë në Parkun kombëtar Mavrovë në Listën preliminare të UNESCO-s, njofton Lokaliteti Lumi i Thellë do të nominohet për listën preliminare të UNESCO-s, njofton Portalb.mk.

Lokaliteti Lumi i Thellë si pjesë e Parkut kombëtar Mavrovë, posedon vlera të jashtëzakonshme natyrore të përfaqësohen me llojshmëri të madhe biologjike dhe të peizazheve. Një nga karakteristikat kryesore të këtij lokaliteti është pylli i vjetër (i paprekur) me ah (Fagus sylvatica) që zhvillohet përgjatë luginës së Lumit të Thellë në masivin malor Korab, pa pothuaj fare intervenim nga njeriu në 100 vitet e fundit.

Lokaliteti Lumi i Thellë veçohet me llojshmëri të madhe biologjike ku ka lloje endemike të bimëve dhe kafshëve dhe gjendet në zonën nën mbrojtje të rreptë të Parkut kombëtar Mavrovë dhe aty lejohen vetëm aktivitete shkencore-hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button