Këto janë top 20 klubet e futbollit më të pasura në botë

Klubi spanjoll Barcelona kryeson listën e “ligës së parave” të organizatës Deloitte, me të ardhura prej të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të sivjemë vjetor të organizatës Deloitte, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, Barcelona e udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Messi ishte klubi futbollistik që kryeson listën me 840 milionë euro.

Kështu, Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro.

Rivalët e tyre nga Spanja, Real Madrid, vitin e kaluar ishin të parët me 750,9 milionë euro. Sivjet “madrilenët” janë të dytët në listë me të ardhura prej 757,3 milionë euro ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 711,5 milionë euro.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, është në vendin e shtatë në listë, me të ardhura prej 604,7 milionë euro.

Klubet nga Premier Liga angleze dominojnë në listën e sivjeme, pasi nga 20 klube, 8 vijnë nga Anglia, edhe atë: Manchester United, Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur, Chelsea, Arsenal, West Ham United dhe Everton.

Lista me top 20 klubet me të ardhurat më të larta

      Klubi Të ardhurat për sezonin 2018-2019 (milionë euro)
 1- Barcelona 840.8
 2- Real Madrid 757.3
 3- Manchester United 711.5
 4- Bayern Mynih 660.1
 5- Paris Saint-Germain 635.9
 6- Manchester City 610.6
 7- Liverpool 604.7
 8- Tottenham Hotspur 521.1
 9- Chelsea 513.1
10- Juventus 459.7
11- Arsenal 445.6
12- Borussia Dortmund 377.1
13- Atletico Madrid 367.6
14- Inter Milan 364.6
15- Schalke 04 324.8
16- Roma 231
17- Olympique Lyon 220.8
18- West Ham United 216.4
19- Everton 213
20- Napoli 207.4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button