RMV, përmbaruesit ende “mbi” kokën e qytetarëve

Kuvendi ka pranuar disa nga kërkesat e Shoqatës joformale “Stop për përmbaruesit” që janë përfshirë në ndryshimet e Ligjit për përmbarim, siç janë – ndalesat të jenë 1/5 e pagës, në vend të 1/3 që ka qenë deri më tani dhe shlyerja e interesit për personat fizikë ndaj ndërmarrjeve publike, shkruan NOVATV, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi në seancë plenare vendosi, në procedurë të shkurtuar, të miratojë projektligjet për shlyerjen e interesave dhe ri-programimin e borxhit të personave fizikë ndaj ndërmarrjeve publike, si dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim.

Një nga kërkesat e shoqatës joformale “Stop përmbaruesve”, që është përfshirë në ndryshimet në Ligjin për përmbarimin, siç janë – ndalesat të jenë 1/5 e pagës, në vend të 1/3 që ka qenë deri më tani dhe shlyerja e interesit për personat fizikë ndaj NP për banesa, Ujësjellësi dhe kanalizimi dhe të ngjashme.

“Kërkojmë ndryshime të thella në Ligjin për përmbarim dhe të ndërpritet bllokimi i llogarive bankare. Të gjitha ligjet që janë miratuar të kenë forcë prapavepruese, e jo nga dita kur do të hyjnë në fuqi”, thotë Anna Gligorova nga ” Stop për përmbaruesit.

Për njerëzit të cilët paguajnë norma të larta të interesit për borxhe, e të cilëve përmbaruesit u qëndrojnë “mbi kokë” ky është rezultat i një lufte dëshpëruese pesë-vjeçare në të cilën ato kanë treguar se çfarë lloj Golgotash ​​po kalojnë.

Njëri prej tyre është Vlladimir Gavrovski, një profesor filozofie, i cili ka mbetur pa punë, sepse nuk kishte fond të mjaftueshëm të orëve. Të gjitha borxhet iu kanë krijuar gjatë atyre tetë viteve, ndërsa ka qenë pa punë.

Gavrovski mendon se borxhet duhet të shlyhen sepse shteti nuk e ka luajtur rolin e tij social.

“Nuk është faji im që mbeta pa punë. Ata kanë pritur që normat e interesit të rriten, unë po i shlyej ata, ndërsa borxhi kryesor mbetet, ”thotë Gavrovski për NOVA.

Ky njeri, për të mbijetuar dhe për të shlyer borxhin, duke ia marrë një të tretën e pagës, ka marrë licencë dhe tani punon si roje sigurie.

Rasti i Riste Banjogllav nga Karbinci i rrethit të Shtip është i njohur për publikun në Maqedoni. Për një borxh prej 10,000 eurosh të marrë nga një fajdexhi, borxh të cilin ai thotë se e kishte paguar tre herë, përmbaruesi bastis në shtëpinë e tij me një kordon prej 20 policësh para fëmijëve të tij, për t’ia marrë.

“16 herë një përmbarues e nxjerr në ankand pronën. As sipas ligjit tëri dhe as ligji i vjetër, përmbaruesi nuk dinte se në bazë të cilit ligji të përmbarojë. Ky që ndodh është turp. Më erdhi me një kordon prej 20 policësh për të nxjerrë nga shtëpia. E shkeli ligjin me forcë dhe donte të na dëbonte”, thotë Riste.

Ai thekson se borxhin e kanë shlyer qysh para katër vitesh.

“Borxhin e kemi paguar, që nga viti 2016 paguajmë 66.000 denarë në çdo 40 ditë. Përmbaruesja luajti 16 herë me fatin e familjes time. Përmbaruesja, së bashku me fajdexhiun, deshën të ma merrnin pronën dhe ne t’ua paguanin edhe një herë, pronën të cilën e kemi paguar tashmë 3 herë. Përmbaruesja. Fajdexhiu dhe noteri janë të lidhur mese veti për të na shantazhuar”, shpjegon Riste.

Ai rekomandon që të gjithë njerëzit që kanë probleme të ngjashme të inkurajohen dhe të flasin publikisht që, siç thotë ai, t’u ndalet hovi përmbaruesve.

Makedonka Sotirova nga Velesi në gjykatat e Maqedonisë ka hyrë qysh në vitin 1993 për dy çështje. Rasti i saj është shumë e ndërlikuar, nga një objekt në hipotekë deri te konfiskimi i  banesës, me shumë personazhe që e kanë luajtur nga një rol që kjo grua ta kalojë jetën nëpër gjykata.

“Përë 20 vjet bënë dy çështje, burri im vdiq shkaku i telasheve. Nuk e di çfarë të bëj. Kam ndryshuar 10 avokatë deri më tani, është mjerim, jam 70 vjeçe dhe jeta më shkoi në Gjykatën e Velesit. Dhe sërish përmbaruesi dëshiron të bëjë vlerësim të pasurisë, është një gjë e tmerrshme dhe nuk ndodh në asnjë vend”, thotë Makedonka Sotirova.

“Stop për përmbaruesit” protestuan çdo javë para Ministrisë së drejtësisë. Por, thonë që lufta e tyre me këto ndryshime nuk ka mbaruar. Ata besojnë se ka shkelje të mëdha të Kodit Penal dhe theksojnë se ato kanë indikacione serioze se në shumë raste ka lidhje midis përmbaruesve, noterëve dhe fajdexhinjve dhe se ka mundësi që drejtësinë ta kërkojnë edhe jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button