Kuvendi i RMV-së e votoi Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politika rinore

Kuvendi në seancën e sotme të 130-të me 60 vota “pro” dhe një “kundër” e votoi Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politika rinore, qëllimi i të cilit, siç qëndron në dokument është përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e krijimit të politikave, nxitjen e vullnetarizmit, aktivizimin e të rinjve dhe punë rinore, si dhe zhvillim personal, profesional dhe social te të rinjtë.

Me ligjin e ri Qeveria dhe komunat janë obliguar të sjellin strategji për të rinjtë me plane të posaçme veprimi, ndërsa komunat obligohen të formojnë edhe zyra për të rinjtë dhe qendra rinore dhe të përcaktojnë nëpunës për të rinj të cilët do të jenë servise të posaçme për të rinjtë të cilat dalin nga ligji, transmeton MIA.

Miratimit të ligjit i paraprinë diskutime për Ligjin të organizuar nëpër shumë qytete të Maqedonisë, ndërsa janë konsultuar edhe organizata rinore.

Me 74 vota “pro” në seancën e sotme u votua edhe Ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak privatizimit të ndërmarrjeve në pronë dominuese shtetërore, me të cilën mundësohet sigurim material i personave të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në rast falimentimit, likuidimi apo tepricës teknologjike në periudhën prej 1 janarit të vitit 1993 deri më 30 qershor të vitit 2019 në ndërmarrjet me pronë dominuese shtetërore apo pas privatizimit të tyre, nëse nuk e kanë ndryshuar numrin amë të subjektit, ndërsa në rast të ndërrimit të njëjtë të dali nga ndërmarrja me pronë dominuese të shtetit.

Materialisht do të sigurohen personat të cilët me vendimet paraprake ligjore kanë pasur moshë më pak se 52 vjet (gra) gjegjësisht 55 vjet (burra) si dhe persona të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës gjegjësisht në periudhën nga 1 janari i vitit 1993 deri më 30 qershor të vitit 2019.

Kuvendi e votoi edhe verifikimin e mandatit të deputetes Emilia Trajkovska e cila vjen në vendin e Nevenka Stamenkovska-Stojkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button