Cili është budallallëku në konkursin e Todorov?

Doli një konkurs, njerëzit (në Maqedoni dhe më gjerë) qeshën dhe me siguri për tre ditë do ta harrojmë atë. A nuk duhet ta harrojmë.

Është qesharake të kërkohen njerëz me vërtetim nga MENSA si pjesë e dokumentacionit për një pozitë të caktuar në  kabinetin e ministrit të shëndetësisë.

Është problematike të kërkohen njerëz të cilët kanë diplomuar në një universitet në Maqedoni.

Është budallallëk të kërkohen njerëz me bekgraund aq të ndryshëm arsimor.

Mirëpo, budallallëku më i madh qëndron në atë se për këshilltarë të ministrit kërkohen njerëz pa përvojë, pa praktikë, pa ekspertizë dhe pa aftësi. Mund të jetë njeriu më inteligjent i cila sapo ka mbaruar studimet në fakultetin më prestigjioz në botë, që njeh 10 gjuhë, por ai njeri pa përvojën e duhur të cilën e  jep praktika, puna, vitet, nuk mund ta këshillojë ministrin tonë të gjorë.

Ai njeri duhet të jetë çirak, pastaj kallfë, më vonë të bëhet mjeshtër e madje pas kësaj ai të mund të këshillojë një funksionarë të lartë për ndërtim të politikave, për strategji globale, për modelim të sistemit.

Populli im i paaftë për punë ka zgjedhur një herë dhe përsëri e përsëri një strukturë qeveritare vendi i së cilës është në foshnjore. Kjo strukturë çdo ditë na lëndon me ëmbëlsira të bëra nga balta dhe populli fascinohet nga aftësia e tyre ose i gëlltit në heshtje. Kjo strukturë, ashtu si edhe secili grup i fëmijëve të vegjël, i shpenzon paratë në ëmbëlsira, dhe populli im i paaftë për punë i duartrokit. Kjo strukturë krijoi botë virtuale të fantazisë dhe e bindi popullin tim të paaftë për punë se ky është realiteti.

Ose do të rritet populli im i paaftë për punë dhe do të fitojnë aftësinë për të punuar e cila do të manifestohet me heqjen e sharlatanëve nga pozitat udhëheqëse ose ky shtet do të vendoset nën kujdestari, ose po thjesht do ta shkatërrojmë vetë veten.

Konkursi i ministrit për shëndetësi dhe konkurset e ngjashme të Kryeministrit dhe Kryetarit të shtetit janë vetëm një nga mënyrat e manifestimit të qeverisë së papjekur e fëmijërore të cilën e kemi për momentin. Në qoftë se nuk shkaktojnë frikë tek ju, atëherë është koha që ta testoni aftësinë e juaj për punë.

Në qoftë se nuk e keni të qartë se çfarë po flas, atëherë bëni një eksperiment: jepini të ardhurat e juaja mujore  fëmijës suaj pesë vjeçar që ai/ajo të disponojë me të si di dhe do, ndërsa ju përpiquni të jetoni në botën e dëshirave dhe fantazive të fëmijës suaj. Vetëm një muaj. Jo 1, jo 4, jo 6 vite.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button