Armata siriane filloi ofensivë në Alepo

Forcat lojale të presidentit sirian Bashar al Asad sot filluan ofensivë në fshatin Kan el Asal, jo larg Alepos, me qëllim që ta kthejnë kontrollin ndaj këtij rajoni, të cilën javën e kaluar e ndërmorën kryengritësit.

Qendra opozitare siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut, me seli në Londër, kumtoi se forcat qeveritare kanë filluar me sulmet ndaj pozitave të kryengritësve rreth Kan el- Asal, në përpjekje ta kthejnë kontrollin në fshat.

Kan el Asal u bë i njohur pasi në muajin mars të këtij viti armata siriane dhe kryengritësit u akuzuan ndërmjet vehte për përdorimin e armëve kimike, me ç’rast humbën jetën 30 njerëz.

Qeveria siriane dhe përfaqësuesit e KB-së javën e kaluar arritën marrëveshje për kushtet për hetim eventual për incidentin në Kan el-Asal.

Prej fillimit të kryengritjes kundër regjimit të Asadit në muajin mars të vitit 2011, e cila pastaj u shndërrua në luftë qytetare jetët i humbën më shumë se 100.000 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button