Katica Janeva do të mbetet në arrest shtëpiak, më 20 janar seanca e radhës

Katica Janevës, ish prokurores speciale publike dhe e dyshuara në rastin “Reket” i refuzohet kërkesa që të mbrohet në liri, transmeton Portalb.mk.

Me këtë vendim të Apelit, Janeva do të mbetet akoma në arrest shtëpiak. Ajo prej 19 nëntorit të vitit të kaluar gjendet në arrest shtëpiak, ndërsa nga 21 gushti ishte në burgun e Shutkës.

Prokurorja Lile Stefanova do të jetë dëshmitarja e radhës në seancën e 20 janarit për rastin Reket.

Dëshmitarja e fundit në këtë rast ishte prokurorja tjetër, Elizabeta Josifovska, e cila ishte zëvendëse e të dyshuarës Janeva.

Për çështjen “Perandoria”, derisa Orce Kamçev ishte në paraburgim në nëntor 2018, Josifovska u përgjigj se Janeva i tha një kolegu të kolegut të saj Lile Stefanova se i refuzon kërkesat e të pandehurve në “Perandoria”, Janeva i kishte thënë para të gjithëve:

“Riformulo përgjigjen ndaj ankesave, jepu masa më të buta.”

Josifovska tha se që në një përbërje më të ngushtë të kolegjit të PSP-së, Janeva kishte kërkuar nga prokurorët Stefanova, e cila e ka udhëhequr hetimin për “Perandoria”, dhe nga Burim Rustemi, i cili ka qenë përgjegjës për “Bankën Postare”, të përgatitin përllogaritje të shumës së mjeteve si kompensim për shtetin dhe me marrëveshje për pranim të fajit të lirohen, duke paguar gjobë. Janeva kishte thënë: “që njerëzit të mos shkojnë në burg.”

Pastaj Josifovska tregoi se si Janeva e kishte udhëzuar që në vend të saj të nënshkruajë një akt të gatshëm, me të cilin do të jepte mendim që Orce Kamçevit t’i jepet pasaportë e re, e përkohshme, për një periudhë prej tetë muajsh.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button