6 këshilla nga dietologia Blerina Bombaj për të hequr shpejtë kilogramët e fituar gjatë festave

Edhe pse kanë kaluar thuajse 2 javë nga festat, ende nuk po arrini të hiqni kilogramët e fituar ato ditë? Ju kuptojmë shumë mirë dhe e dimë që nuk është e lëhtë t’i rezistosh bakllavasë, përsheshit, gjelit të detit dhe gatimeve të mira që bëhen gjatë festave. Megjithatë, tani ka ardhur koha t’i hiqni kilogramët e tepërt, shkruan Class. Nuk është aq e vështirë sa duket, nëse ndiqni këshillat e dietologes Blerina Bombaj. Hidhuni një sy dhe provojeni një herë, ndoshta ia dilni.

1. Kufizoni për 1 javë sa më shumë sheqernat dhe miellin me produktet që bëhen prej tij si: buka, byreku, makaronat.

2. Konsumoni supë zarzavatesh të freskëta si: supë selinoje, kungulli dimëror, finoku, lulelakre, kërpudhash, brokoli dhe karotash.

3. Konsumoni 4 fruta në ditë (2 paradite, 2 pasdite).

4. Konsumoni kos në mëngjes me pak gjizë dhe 1 lugë të vogël vaj ulliri si dhe 1 karotë.

5. Hani 5 vakte me 3 orë diferencë nga njëri-tjetri.

6. Ecni 30 minuta çdo darkë dhe flini të paktën 7 orë gjumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button