Antonio Conte “fiton” betejën personale me Chelsea

Antonio Conte nuk di të fitojë vetëm në fushën e blertë, transmeton OraNews.

Trajneri italian po bën një sezon fantastik në krye të Interit, duke i rënditur në vendin e dytë pas fazës së parë të kampionatit. Por, lajmet e mira për Conten nuk ndalen me kaq.

50-vjeçari ka fituar betejën e tij ligjore me ish skuadrën e tij, Chelsea. Italiani e konsideronte shkarkimin e tij si të padrejtë në vitin 2018, me gjykatën që i ka dhënë të drejtë totalisht.

“Pushimi i Antonio Conte nga pankina e Chelsea është e pabazuar dhe rrjedhimisht e padrejtë. I padituri do t’i paguajë paditësit një shifër fillestare prej 1.524 paund nga 85.206 paund që i detyrohet në total,” konfirmoi gjyqtari, Andreë Glennie.

Ish trajneri i Juventusit paditi klubin për prishje të njëanshme të kontratës, me Chelsea që i detyrohet 26.6 milionë euro Contes dhe stafit të tij te “blutë e Londrës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button