Ahmeti festoi ditëlindjen, dhe jo rrëzimin e kryeministrit

Burimi: KriThink 

Mediat në asnjë moment nuk duhet të shtrembërojnë situata të caktuara dhe t’i përdorin të njëjtat për të spekuluar, siç ndodh në artikullin që do ta recensojmë. Nga këtu vlerësojmë se media në vend se të informojë, ajo do të manipulojë publikun dhe do të dezinformojë.

IliraNews: Çfarë festoi Ali Ahmeti? Ditëlindjen e tij, apo rrëzimin e kryeministrit të 6 të me radhë
IliraNews: Çfarë festoi Ali Ahmeti? Ditëlindjen e tij, apo rrëzimin e kryeministrit të 6 të me radhë


Data e publikimit: 03.01.2020
Linku deri te artikulli: “Çfarë festoi Ali Ahmeti? Ditëlindjen e tij, apo rrëzimin e kryeministrit të 6 të me radhë”

Data e recensionit: 03.12.2020

Recensuese: Fatbardha Curri

Titull që shtron pyetje dhe “harron” përgjigjen

Parimi bazë i gazetarisë profesionale është të japë përgjigje në çdo pyetje që ka interes publik. Por, në rast se media vendos të shtrojë pyetje të tjera, doemos duhet që nëpërmjet artikullit t’u japë përgjigje të njëjtave.

“Çfarë festoi Ali Ahmeti? Ditëlindjen e tij, apo rrëzimin e kryeministrit të 6 të me radhë”, thuhet në titullin që e recensojmë.

Por, edhe pse një parim bazë, sërish media ka vendosur ta “shkelë”. Nuk ka mjaftuar vetëm parashtrimi i pyetjeve dhe mospërgjigja ndaj tyre, media nëpërmjet artikullit ka “demantuar” edhe veten.

Lajmin e nis me informatën që kryetari Ali Ahmeti e ka festuar ditëlindjen sot në Kuvend, ndërkaq më pas thotë se ditëlindja “përkon edhe me shkarkimin e kryeministrit”.

Askund, në artikull media nuk thekson se “Ali Ahmeti po feston rrëzimin kryeministrit”, të cilën e shtron si pyetje në titull.

Nga këtu, përfundojmë se media ka manipuluar rrezikshëm duke e përdorur konceptin “Analogji false”  e cila paraqet prirjen që të bëhet analogji midis dy gjërave të palidhura, dhe pastaj të përdorim analogjinë për të bërë një supozim. Në këtë rast, media ka lidhur festën e ditëlindjes së Ahmetit për të treguar se ka festuar rrëzimin e kryeministrit të gjashtë, që në këtë rast është dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev.

Për lexuesit: Mundohuni analogjitë e mediave t’i zbërtheni

Rasti i artikullit që e recensuam, duhet t’u krijojë qëndrimin se jo çdo analogji që bëhet nga mediat e caktuara “ka kuptim”. Dhe prandaj, gjithmonë shtrojani pyetjen vetes “Se a ka kuptim kjo analogji nga kjo media?”. Nëse nuk arrini të merrni përgjigje, mundohuni që të shikoni se nëse ndonjëra nga situatat për të cilat është krijuar analogji, është paracaktuar. Në rastin e ditëlindjes së Ahmetit, ajo është diçka që është e caktuar më herët, por edhe vetë dorëheqja e Zaevit dhe formimi i Qeverisë është ngjarje që është caktuar, kur u vendos që më 12 prill të shkohet në zgjedhje parlamentare.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button