Sigurimi i Ivanovit është paraqitur te Pendarovski, por nuk ka filluar me punë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në mëngjes ka pasur sigurim të dyfishtë. Përveç sigurimit të tij, në Vilën Vodno janë paraqitur edhe disa persona të cilët e kanë siguruar ish shefin e shtetit, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

Deri te ky “përforcim” ka ardhur si rezultat i telegramit që këto ditë e ka dërguar ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, me të cilin ka i ka shfuqizuar urdhrat për kryerjen e detyrave të dhëna nga parapraku i tij, Oliver Spasovski, dhe të njëjtit i kthen në pozitat e mëparshme.

Nga Kabineti i Pendarovski e kanë konfirmuar informatën, por thonë se personat nga sigurimi i Ivnaovit edhe pse janë paraqitur në Vilën Vodno nuk janë angazhuar për sigurimin e Pendarovskit.

“Nuk ekziston ndryshim në resurset dhe numrin e personave profesionistë nga MPB të cilët janë të angazhuar për sigurimin e presidentit Stevo Pendarovksi, gjegjësisht presidentin e sigurojnë ekipi i njëjtë që nga fillimi i mandatit. Në lidhje me numri ne personave që e kanë siguruar presidentin Ivanov, ndërkaq janë të përfshirë në aktet me të cilat janë dërguar në pozitat paraprake, ju informojmë se bëhet fjalë për disa persona të cilët për momentin nuk janë angazhuar për sigurimin e presidentit”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.

Për shkak të telegramit të njëjtë, që e publikoi dje “360 shkallë”, shtëpia në Kumanovë, në të cilën jeton kryeministri teknik, Oliver Spasovksi, të shtunën ka mbetur pa polic në shtëpizën e rojës.

Mungesa e personave është paraqitur edhe në pikat kufitare Bllace e Poshtme dhe Jazhincë në kufirin verior dhe në sigurimin e ambasadave të Shqipërisë dhe Turqisë, të cilët në mënyrë të përforcuar po mbulohen pas ngjarjeve në Lindjen e Afërt. Vakum është paraqitur edhe në sigurimin e ambasadave të Bullgarisë, Bosnje dhe Hercegovinë, Çeki dhe rezidencën e ambasadorit të BE-së.

Pa njerëz të mjaftueshëm kanë mbetur edhe ekipet e ekspertizave të krim-teknikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button