Spasovski dhe Zaev realizuan takim me partiarkun Bartolomeu në Stamboll

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev si dhe nga drejtori i Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare, Darijan Sotirovski, sot kanë realizuar takim me Partiarkun Ekumenik Bartolomeu në selinë e Patriarkanës Ekumenike në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e cila erdhi si rezultat i ftesës së Patrikanit Ekumenik për Zoran Zaev gjatë kohës që ai ishte kryeministër i Maqedonisë së Veriut, kryeministri Spasovski “uroi Patriarkun Bartolomeu për festën e Krishtlindjes, duke uruar shëndet, forcë, si dhe të vazhdojë në paqe dhe qetësi, si i pari ndër të barabartët në Kishën Ortodokse, të bashkojë të gjitha kishat simotra”.

Në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut theksohet se takimi është zhvilluar në “atmosferë të këndshme dhe në bisedën e përzemërt është theksuar shpresa që edhe këtë vit Patriarku Bartolomeu, në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit të vazhdojë dialogun për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet me të cilat përballet bota ortodokse dhe besimtarët”.

“Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në atmosferën e përzemërt të takimit, ftoi Patriarkun Bartolomeu të vizitojë vendin dhe të takohet me besimtarët”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button