Soreca: Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, shkruan Top-Channel, transmeton Portalb.mk.

Soreca, duke vënë theksin te lufta ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë theksoi se “Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt”.

“RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare  të sigurisë për të modernizuar.   Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 milionë euro në mbështetje të policisë.  Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit.  Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.”

Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre trans kombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, deklaroi Soreca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button