Rrëzimi i aeroplanit në Iran, Trudeau premtoi drejtësi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se do të kërkojë “drejtësi” për të vrarët në bordin e një aeroplani ukrainas, i cili u rrëzua javën e kaluar nga Irani.

Trudeau foli në Edmonton, në një vigjilje për 57 kanadezët që humbën jetën në tragjedi, transmeton REL.

Ai premtoi se do të kërkojë përgjigje nga Irani, i cili pranoi se ushtria e tij e ka rrëzuar aeroplanin gabimisht, duke shkaktuar vdekjen e të 176 njerëzve në bord.

“Kjo tragjedi nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Dua t’ju siguroj se e keni mbështetjen time të plotë gjatë kësaj kohë jashtëzakonisht të vështirë”, tha Trudeau, duke iu adresuar një turme prëj rreth 2,300 njerëzish.

“Nuk do të pushojmë derisa të ketë përgjigje”, shtoi ai.

Tragjedia ka ndodhur pak orë pasi Irani ka sulmuar me raketa balistike bazat ushtarake amerikane në Irak, më 8 janar.

Teherani fillimisht ka mohuar se ka faj.

Pasi e ka pranuar një gjë të tillë të shtunën, në Teheran dhe qytete të tjera të Republikës Islamike kanë shpërthyer protesta kundër udhëheqjes iraniane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button