Zendeli: Koalicioni BESA-ASH-AA është formulë për fitore në zgjedhje te blloku shqiptar

Fadil Zendeli, deputeti i Lëvizjes BESA shprehet i bindur se koalicioni i mundshëm i Lëvizjes BESa, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është formula për fitore, transmeton Portalb.mk.

“Nga Alternativa kishte deklarata të ndryshme nga funksionarët e tij, por nuk ka prononcime nga strukturat e tyre partiake. Pres që strukturat e tyre partiake do të reflektojnë në drejtim të asaj që është interes i të gjitha tri partive politike. Këto tri parti politike si bazë të funksionimit të tyre e kanë ndryshimin e klimës politike, veçanërisht te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të ketë ndryshime në bllokun shqiptar”, tha Zendeli.

Ai deklaroi se Lëvizja BESA në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore që u mbajt të martën edhe një herë kishin konfirmuar se janë për koalicion trepalësh mes Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Zendeli theksoi se ASH-ja është e gatshme për koalicion, ndërsa me Alternativën janë të gatshëm të bisedojnë në nivel më të lartë për koalicion.

Ndryshe, ASH-ja është shprehur e gatshme të bashkëpunon me të dy partitë, Lëvizjen Besa dhe Alternativën. Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është deklaruar vetëm për koalicionim paszgjedhor me LSDM-në.

Për Lëvizjen BESA është i pranueshëm koalicioni trepalësh, por për Alternativën i papranueshëm, gjegjësisht ata e lënë të hapur mundësinë e koalicionimit vetëm me Ziadin Selën.

Ndryshe nga Fadil Zendeli, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi mendon se as ky koalicion nuk mund të fiton BDI-në.

LEXO: Lëvizja BESA pranon të bisedojë për koalicion trepalësh, Alternativa vetëm me Aleancën për Shqiptarët
LEXO: Thaçi: BDI nuk e bën hesap Afrimin, Bilallin dhe Ziadinin

LEXO: Thaçi dy kushte për qeverinë: Të jem i vetmi zëvëndëskryeministër dhe BDI jashtë qeverisë
LEXO: Rexhepi: Përmbyllja e bisedimeve me ASH-në do të jetë pozitive brenda disa ditëve
LEXO: Taravari: Do të bëjmë koalicion me BESËN, ose me Alternativën, ose me të dyja
LEXO: BDI e vetme në zgjedhjet e 12 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button