Haradinaj: Nëse nuk votohet buxheti, Kosova do të bankrotojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse nuk votohet buxheti për vitin 2020, nga 1 prilli shteti do të bankrotojë. Ai këtë e tha në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Në bazë të ligjeve të Kosovës, një e dymbëdhjeta e buxhetit aktivizohet me automatizëm për dy muajt janar dhe shkurt, pra 1 e 12-ta e buxhetit paraprak”.

“Ndërsa në fund të shkurtit nëse nuk ka qeveri të re dhe nëse ende nuk është votuar ligji për buxhetin, ekziston një procedurë që t’i kërkohet parlamentit për vazhdimin e një të dymbëdhjetës edhe për muajin mars, por nëse me 1 prill nuk ka instrumente tjera ligjore të funksionit të shteti të kuptimit financiar, jo që bankrotojmë por dështojmë tërësisht. Deri me 1 prill është fundi”.

“Edhe kjo e 1 marsit duhet t’i drejtohemi këtij parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin që ta vazhdojmë edhe për një muaj, që do të thotë ekziston mundësia ligjore e vazhdimit të 1/12-ës vetëm për muajin mars”.

“Aktualisht në janar-shkurt nuk ka pengesa ose vështirësi të funksionimit buxhetor. Çdo gjë është në rregull, ndërsa nëse hymë në gjysmën e dytë të shkurtit pa buxhet atëherë fillon rreziku”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button