Gjykimi për “Erazmus” do të kthehet nga fillimi për shkak të ndryshimit në Trupin gjykues

Në vend të fjalëve përfundimtare për rastin “Erasmus” dhe aktgjykimit më 3 shkurt për profesorët dhe nëpunësin nga Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, të cilët ngarkohen për marrjen e parave nga studentët për provime, përpara seancës së sotme u njoftua se gjykimi do të niste nga fillimi për shkak të një ndryshimi në Këshillin gjyqësorë.

Një nga gjykatësit porotë në Trupin gjykues për një javë shkon të punojë në Gjermani, kështu që gjykimi do të duhet të fillojë nga e para, transmeton MIA.

Për situatën e re të krijuar, informoi kryetari i Këshillit, gjykatësi Vladimir Tufekxhiq, duke thënë se para hapjes së seancës së sotme në të cilën duhej të kishte fjalë përfundimtare, gjykatësi porotë i ka njoftuar se ka fituar vizë pune dhe se për shtatë ditë largohet për në Gjermani.

Trupi gjykues ka vlerësuar se aktgjykimi nuk mund të sillet brenda shtatë ditësh dhe për këtë arsye i dërgoi kërkesë kryetarit të gjykatës për të caktuar gjykatës të ri porotë.

Prokuroria i ngarkon të pandehurit për kryerje të veprave penale në më shumë raste gjatë vitit 2015 dhe vitit 2016, duke shfrytëzuar pozicionin e tyre kanë kryer vepra penale.

Profesorët e akuzuar Bobek Shuklev dhe Sllave Risteski akuzohen për marrjen e ryshfeteve dhe marrjen e dhuratave për ndikim të paligjshëm, L.J dhe S.D për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit, ndërsa nëpunësi Dragan Denkovski për dhënie të ryshfetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button