Tronditëse në Shqipëri, kunati ka vrarë kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan të Shqipërisë, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij. Eredet Çapoku (në foto) ka goditur me sende të forta kunatën e tij, 38 vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend, transmeton ABC News.

Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me një konflikt në familje por ende nuk dihet shkaku. Ndërsa mësohet se autori pas kryerjes së krimit është arratisur. Krimi i rëndë në familje ka ndodhur rreth orës 23:40. Ndërkohë janë mësuar vetëm identitetet e personave të përfshirë në konflikt.

Njoftim i policisë:

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,38 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button