Media bullgare i “ka përzier shpejtësitë” – Maqedonia nuk i rriti gjobat e trafikut

Duke shkruar për rritjen e gjobave të trafikut në Bullgari, që duhet të ndodhë më 21 janar, në rubrikën për automobilizëm, agjencia Bullgare “Blic” ka publikuar një dezinformatë për Maqedoninë e Veriut, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përkatësisht, duke i shënuar shumat e gjobave të reja të trafikut që do të shqiptohen në Bullgari, për më pak se dy javë, “Blic” shkruan se gjobat gjatë verës janë rritur “në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë”. Më këtë agjencia “i ka përzier shpejtësitë” – në Maqedoni gjobat për kundërvajtje në trafik nuk janë rritur gjatë verës, por kishte paralajmërim që do të zvogëlohen, kur u bënë ndryshime në ligjin për kundërvajtje, ndërsa procedura për uljen e tyre përfundimisht filloi në fund të tetorit të kaluar, kur qeveria e miratoi projekt-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, që pastaj hyri në procedurë parlamentare dhe pritet të miratohet.

Në Maqedoni, vitet e fundit, ja bërë disa ndryshime të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor por në asnjë (e më së paku këtë verë) nuk përmbante rritje të gjobave të trafikut në tërësi, ndërsa në përputhje me rrethanat, atë që e ka publikuar “Blic” është e pavërtetë,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button